Pompei: Arkeologët e kanë gjetur freskën e cila paraqet Narcisin

Arkeologët italian e kanë gjetur freskën e Narcisit në mbetjet e Pompeit afër Napolit, në shtëpinë e njëjtë në të cilën para dy muajve kanë zbuluar disa vepra artistike.

Pompei: Arkeologët e kanë gjetur freskën e cila paraqet Narcisin

Shefja e ekipit të arkeologëve në Pompei Alfonsina Russo ka thënë se për shkak të zbulimit më të ri do të duhet t’i ndryshojë planet e gërmimeve sepse duan të vërtetojnë se a ka ende freska të ngjashme.

Russo ka pretenduar se kanë zbuluar një freskë “elegante dhe sensuale” në mbeturinat e shtëpie të një pasaniku e cila së shpejti do të mund të hapet për publik.

Kulmi i shtëpisë është rrënuar, ndërsa arkeologët kanë arritur t’i gjejnë dhe t’i bashkojnë të gjitha pjesët e freskës në të cilën është Narcisi.

Qyteti antik romak Pompei është shkatërruar në vitin 79 para erës sonë për shkak të erupsionit të vullkanit Vezuv.

“Vend gërmimi është përplot me zbulime të pabesueshme. Kjo shtëpi ka qenë e rregulluar në mënyrë luksoze, dhe me siguri është ndërtuar vetëm disa vjet par erupsionit të vullkanit, prandaj ngjyrat nëpër mure janë ruajtur mirë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i vend gërmimit Massimo Osana.

Kush ishte Narcisi?

Narcisi sipas mitologjisë greke ishte gjuetar, i biri i zotit të lumit Sefisus dhe i nimfës Liriopa. Sipas legjendës, ka pasur bukuri të paparë, mirëpo nuk ka kërkuar dashuri, dhe “ka thyer” shumë zemra.

Një nga ato zemra i ka takuar nimfës Eho, e cila pas refuzimit të tij ka vazhduar të bredhë deri në fund të jetës së saj.

Zoti grek i hakmarrjes kishte vendosur ta dënojë Narcisin ashtu që e ka dërguar deri në një liqen në të cilin ky e kishte parë pasqyrimin e fytyrës së vet dhe aq shumë u dashurua në vete saqë deri në vdekje e ka shikuar veten në ujë.

Përndryshe, Narcisi në artin romak ishte një personazh mitologjik shumë i popullarizuar.

Sipas tij edhe është krijuar termi narcizëm që do të thotë interesimi i tepruar për vete, shprehje të cilën për herë të parë e ka përdorë psikiatri i famshëm Sigmund Feud./Insajderi.com.