Pompeo dërgon ekipin për aranzhimin e takimit Trump – Kim

Pompeo dërgon ekipin për aranzhimin e takimit Trump – Kim

Pompeo ka thënë mbrëmë për Fox News se ekipi i tij është nisur në rrugë për t’i “vendosur bazat” për hapat kah denuklearizimi i Gadishullit Korean dhe për “ardhmëri më të ndritshme për popullin koreanoverior”.

Trump kohë më parë kishte shkruar në Twitter se gëzohet për takimin me Kimin dhe se për këtë çështje është bërë një përparim i dukshëm.

Mirëpo, drejtori i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së SHBA Dan Coats ka thënë të martën në Kongres se të dhënat e inteligjencës tregojnë se është pak e besueshme që Kim do t’i shkatërrojë armët bërthamore apo kapacitetet për prodhimin e armëve të reja./Insajderi.com.