fbpx

Popovich shpjegon përse Tim Duncan nuk do t’i ndihmonte San Antonios ndaj Golden State

Popovich shpjegon përse Tim Duncan nuk do t’i ndihmonte San Antonios ndaj Golden State

San Antonio Spurs është në prag të mbylljes së stinorit në NBA – duke humbur 3-0 në pleof ndaj Golden State Warriors.

Nuk ka ndonjë gjë që Suprs mund të bëjnë që të mposhtin Golden State në këtë seri të pleofit. E trajneri i Spurs, Gregg Popovich thotë se as legjenda e skuadrës, Tim Duncan, nuk do të ndryshonte diçka.

Kur Popovich u pyet nëse Tim Duncan mund të ndihmojë në lojë tretë të serisë së pleofit ndaj Golden State, ai u përgjigj me bindje se Duncan nuk është në formë të mirë.

“Tim nuk mund të na ndihmojë asnjë grimë. Ai nuk mund të luajë më. Ai shfaqet vetëm pas drekës në stërvitje”, deklaroi Popovich.

Duncan, i cili është tërhequr nga basketbolli i luajtur pas sezonit 2015-16, ende stërvitet me skuadrën e Spurs.

Siç raporton mediumi amerikan “Fox Sports”, Duncan ka qenë njëri nga basketbollistët që e ka lënë i fundit kampin stërvitor të San Antonio Spurs, disa herë gjatë këtij viti.