Portieri i Kosovës “shok” skuadre me serbin Millosheviq

Portieri i Kosovës “shok” skuadre me serbin Millosheviq

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç zyrtarisht është huazuar tek skuadra e kategorisë së dytë të futbollit anglez, tek Nottingham Forest.

Aty Muriç do të luajë së bashku me qendër-mbrojtësin me prej ardhje nga Serbia, Aleksandër Millosheviq. Megjithatë të dy futbollistët kanë një të përbashkët.

Asnjëri prej tyre nuk është rritur në vendin prej të cilit kanë prej ardhjen. Muriç gjatë gjithë jetës së tij ka jetuar në Angli, ndërsa Millosheviq një pjesë të jetës së tij e ka kaluar në Suedi.

Ai ka nënshtetësi të dyfishtë, teksa ka zgjedhur Suedinë për të luajtur para Serbisë.

Kujtojmë që Muriç si portier që ka punuar nën urdhrat e Pep Guardiolas preferon të luaj shumë më këmbë duke qarkulluar topin me mbrojtësit.

Ai në skuadrën e re do ketë “shok” skuadrën mbrojtësin me prejardhje nga Serbia./Insporti.com