Portieri shpëton Sevillën nga humbja në La Liga, shënon gol në çastet e fundit të takimit

Portieri shpëton Sevillën nga humbja në La Liga, shënon gol në çastet e fundit të takimit

Portieri i Sevillës, Bono, ishte protagonist në sfidën e kampionatit ndaj Valladolidit, duke shënuar një gol special në sekondat e fundit, njofton Insajderi.

Skuadra e tij po humbiste, në transfertë me rezultatin 1-0, teksa 29 vjeçari nga Maroku, evitoi disfatën, duke tundur rrjetën, pas një harkimi nga këndi.

Bono goditi saktë me të majtën në afërsi të pikës së penalltisë, duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim 1-1. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. /Insjaderi.com