Porto i gjen punë tjetër Casillasit pas problemeve shëndetësore

Porto i gjen punë tjetër Casillasit pas problemeve shëndetësore

Portieri legjendar, Iker Casillas ka pasur probleme shëndetësore muaj më parë kur edhe njoftoi largimin për një kohë nga futbolli.

Spanjolli kishte pësuar një sulm në zemër që ia pamundëson vazhdimin e stërvitjeve te Porto.

Por skuadra portugeze nuk dëshiron të humb një njeri si Casillas.

Ata kanë njoftuar se ish-portieri i Real Madridit do të punësohet si pjesë e stafit të skuadrës.

Casillas u bashkua me Porton në vitin 2015, ku që atëherë ka zhvilluar 116 ndeshje zyrtare.