Portreti i Haradinajt nga gazeta britanike: Sigurim nate, zdrukthëtar, gueril e politikan

Portreti i Haradinajt nga gazeta britanike: Sigurim nate, zdrukthëtar, gueril e politikan

Mediat e huaja po merren intensivisht me Ramush Haradinaj që prej se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit për shkak të intervistimit që e kreu dje në Hagë si i dyshuar për krime lufte.

Gazeta britanike the Economist shkruan se Haradinaj ka arritur të mbijetojë edhe në luftë edhe në politikë duke dhënë detaje interesante nga jeta e tij.

I plagosur dhe nën të shtëna në vitit 1998, Ramush Haradinaj rrëmbeu të vetmen gjë që i erdhi në dorë, të cilën e përdori për ta ndalur gjakderdhjen. Ishte një copë djathi. Një vit më parë, vëllau i tij u vra nga ushtria serbe disa qindra metra larg tij derisa po kontrabandonin armët nga Shqipëria për në Kosovë. Që nga ajo luftë, Haradinaj ka përfeksoionuar aftësitë e tij për të mbetur gjallë fizikisht dhe politikisht. Manovra e tij e fundit ishte me 19 korrik kur ai dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, me arsyetimin se tani po përballët me drejtësinë si i dyshuar për krime lufte.

Sigurim nate, zdrukthëtar, gueril e politikan, Haradinaj ka pasur një karrierë më të gjallë sesa shumica. Në kujtimet e tij Haradinaj ka treguar për përvojat si komandant gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në një incident, kur policët serbë ishin të bllokuar dhe po bënin thirrje për ndihmë, ai ka thënë se “kujdesej për ta në një mënyrë të saktë, nga një distancë e afërt.” Haradinaj është përballur me akuza se ai dhe njerëzit e tij kanë kryer krime lufte, duke vrarë serbë dhe shqipëtarë të cilët konsideroheshin si kolaboracionist apo rival. Edhe pse Haradinaj i ka mohuar të gjitha këto.