Pos Fenerbahçe, edhe dy skuadrat shqiptare ia shohin “hajrin” Muriqit

Pos Fenerbahçe, edhe dy skuadrat shqiptare ia shohin “hajrin” Muriqit

Skuadra nga Italia, Lazio, ka transferuar këtë merkato sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi-n, nga ekipi turk i Fenerbahçe-s për shifrën e 18 milionë eurove, njofton Insajderi.

Me transferimin e Muriqi-t te ekipi italian, nuk ka përfituar vetëm ekipi turk, por edhe dy skuadrat shqiptare, ku Muriqi ishte pjesë e tyre.

Bëhet fjalë për Teutën e Durrësit dhe Besën e Kavajës. Të dyja skuadrat do të përfitojnë nga e drejta e formimit të lojtarit deri në moshën 23 vjeçare, ngase në sezonit 2013-2014, Muriqi ishte aktivizuar për klubet shqiptare. Teuta përfiton plot 270 mijë euro nga shitja e Muriqi-t, ndërsa 90 mijë euro përfiton Besa e Kavajës./Insajderi.com.