Pos Prishtinës e Prizrenit, edhe disa komuna të tjera shkojnë në rinumërim

Pos Prishtinës e Prizrenit, edhe disa komuna të tjera shkojnë në rinumërim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtersa (PZAP) njofton se ka vendosur lidhur me të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike për parregullsitë në ditën e votimit për kandidatë për kryetarë të komunave në raundin dytë.

Për këto parregullsi në PZAP janë paraqitur 10 ankesa. Dy ankesa i ka paraqitur Alternativa, 4 ankesa i ka paraqitur LDK, 1 ankesë ka paraqitur LVV në Prizren 3 ankesa ka paraqitur PDK-ja.

Dy ankesa të Alternatives janë refuzuar. Katër ankesa të LDK-së janë pranuar, 3 ankesa për Komunën e Prishtinës dhe 1 për Komunën e Dragashit.

“Për Komunën e Prishtinës është vendosur që të rinumërohen të gjitha vendvotimet”, njofton PZAP.

Në komunën e Dragashit është vendosur që të rinumërohen 35 vendvotime.

Prej 3 ankesave të parashtruara nga PDK-ja, dy ankesa të PDK-së janë pranuar, një për komunën e Prizrenit dhe një për komunën e Rahovecit.

“Për komunën e Prizrenit është vendosur që te rinumërohen te gjitha vendvotimet, ndërsa për Komunën e Rahovecit është vendosur që të rinumërohen tri vendvotime”, njofton PZAP, derisa një ankesë e PDK-së është refuzuar.

Një ankesë e paraqitur nga LVV është pranuar. “Është urdhëruar KQZ që votat e regjistruara gabimisht kandidatit për kryetar të PDK-së për Prizren t’i regjistrohen kandidatit për kryetar të LVV-së për Komunën e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.