Poshtërim brutal i të punësuarve

Gjashtë punëtorë të një firme kineze, të veshur me kostume të zyrës kanë ecur ngadalë këmbë e duar nëpër rrugë derisa veturat i tejkalonin.

Poshtërim brutal i të punësuarve

Kompania kineze nga qyteti Zaozhuang i ka urdhëruar të punësuarve të cilët nuk i kanë plotësuar caqet e shitjes, të zvarriten nëpër rrugë derisa para tyre shkonte “bajraktari” me logo të firmës në flamur.

Gjashtë shitës të firmës e cila prodhon kozmetikë, me kostume të zyrës kanë ecur ngadalë këmbë e duar nëpër rrugë derisa veturat i tejkalonin. Kalimtarë e habitur e kanë xhiruar këtë paradë të punëtorëve të poshtëruar, të cilët duke u frikësuar nga përjashtimi nga puna, i kanë duruar teket sadiste të shefit.

Brutaliteti më në fund u ndërpre kur policia iu urdhëroi të ngrihen, derisa kundër ndërmarrjes kanë filluar hetimet. Ky veprim i menaxherit është kritikuar ashpër nëpër rrjete sociale, derisa nga ndërmarrja thonë se kanë dashur t’i motivojnë të punësuarit më të këqij./Insajderi.com.