Posta e Kosovës është hapur, deri në ora 19:00

Posta e Kosovës është hapur, deri në ora 19:00

Posta e Kosovës është hapur deri në orën 19:00, për t’i kryer të gjitha pagesat.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Getoar Mjeku.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Mjeku ka shkruar se me të hollat tona bëhen rrogar e punëtorëve andaj është e domosdoshme të jetë hapur në këtë kohë sfide.

“Postën e Kosovës e kemi çelë çdo ditë pune deri në 19. Aty mund t’i pagujmë faturat. Me paret tona bahen rrogat e punëtorëve që na furnizojnë me ujë e rrymë, na i mbledhin mbeturinat, dhe na i mbajnë lëshuet telefonat e internetin, aq të domosdoshëm në këto ditë sfide. #Kosova”, ka shkruar Mjeku. /Insajderi.com