Ish-këshilltarja politike e Ramush Haradinaj, Meliza Stublla-Haradinaj, ka thënë se dikush po mundohet t’ia thyejë fjalëkalimin e saj në rrjetin social Facebook.
Haradinaj bëri më herët një postim ku vinte në pikëpyetje çmimin e xhinseve të kryeministrit Albin Kurti.
E njëjta komentonte një foto të Kurtit duke shkuar në punë me këmbë.
Sipas saj, xhinset që kishte veshur Kurti kushtonin 130 euro.
Haradinaj-Stublla tani thotë se dikush po mundohet të gjejë fjalëkalimin e saj në Facebook.
Për këtë ajo e ka postuar një email ku shihet një njoftim nga Facebooku se dikush është munduar të futet në llogarinë e saj.
PËRNDRYSHE NUK KENI NEVOJË ME PROVU ME THY PASSWORDIN 😁
Gepostet von Meliza Haradinaj-Stublla am Sonntag, 23. Februar 2020