Për dallim nga ngritja e kombëtares së Kosovës, ajo e Shqipërisë ka pësuar rënie.

Pozicioni i Shqipërisë në renditjen e UEFA-s

Pozicioni i Shqipërisë në renditjen e UEFA-s

Për dallim nga ngritja e kombëtares së Kosovës, ajo e Shqipërisë ka pësuar rënie.

Kombëtarja shqiptare e ka ‘paguar’ me renditje në ranglistën botërore humbjen që e pësoi nga Turqia, shkruan Insporti.

Në renditjen e publikuar më 7 shkurt, kombëtarja shqiptare gjendej në pozitën e 61-të, me gjithsej 1372 pikë.

Por, kombëtarja kuqezi tani ka humbur katër pikë, shkaku i humbjes që e pësoi 2:0 nga Turqia në ‘Loro Boriçi’.

Totali i pikëve të Shqipërisë tani është 1368, krahasuar me 1372 pikë nga renditja e publikuar dy muaj më parë.

Shqipëria e nisi keq në kualifikueset e ‘Euro 2020’, duke pësuar humbje nga Turqia, por u ‘këndell’ me fitoren e thellë në udhëtim te Andorra (0:3). /Insporti.com