Qëndrimi mes Lindjes e Perëndimit i Serbisë

Qëndrimi mes Lindjes e Perëndimit i Serbisë

Ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Djordjevic, ka thënë të martën se Serbia do të vazhdojë të jetë ushtarakisht vend neutral.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një takimi me Damon Wilson, nënkryetar i Këshillit Atlantik me seli në Uashington.

Serbia respekton orientimin Evropian dhe Euro-Atlantik të fqinjëve të saj dhe është e përkushtuar për partneritet afatgjatë me Perëndimin e Lindjen, ka thënë ministri, njofton B92.

Delegacioni i Këshillit Atlantik dhe Djordjevic kanë diskutuar po ashtu për “situatën politike dhe të sigurisë në rajon” me fokus të vecantë krizën e emigrantëve dhe bashkëpunimin mes Serbisë dhe NATO-s./Insajderi.com