Pozitiv me Coronavirus por Stresi nuk po vetë-izolohet

Pozitiv me Coronavirus por Stresi nuk po vetë-izolohet

Me datë 26 shtator, reperi nga Shqipëria ndau një postim në llogarinë e tij në Instagram, ku njoftoi të gjithë ndjekësit e tij që ai ka rezultuar pozitiv për Coronavirus, njofton Insajderi.

Ai kishte postuar një foto të shkrepur teksa ai po i jepte makinës, ku shkroi, “Sapo u konfimova pozitiv. Ruani veten. Unë po shkoj menjëherë të vetë-izolohem”.

Por si duket artisti nuk po i përmbahet vetë-izolimit 14-ditor të detyruar, kur së fundmi në postimet e publikuara në Instagram, reperi ishte pjesë e një ahengu.

No description available.

Dyshimi fillimisht ishte se reperi po ri-poston video të vjetra në monotoninë e vetë-izolimit, mirëpo u konfirmua se shoku i tij po festonte ditëlindjen gjatë mbrëmjes së djeshme.

Të shumta ishin postimet në llogarinë e tij në Instagram, që kapnin atmosferën festive të mbrëmjes, e ndërkaq reperi mund të jetë një bartës potencial i virusit. /Insajderi.com