fbpx

Prag festash, flet Kevin te “I vetëm në shtëpi”: Nuk i shoh më filmat e mi

Prag festash, flet Kevin te “I vetëm në shtëpi”: Nuk i shoh më filmat e mi

Muaji dhjetor është koha e “I vetëm në shtëpi”. Aktori Macaulay Culkin i njohur si Kevin ka treguar se nuk i sheh më filmat e tij.

Megjithatë ai është shprehur në një intervistë për Jimmy Fallo se tekstin e komedisë së vitit 1990 e di përmendësh dhe i thotë shpesh para të dashurve të tij.

 ‘Është sezoni im’. Është sezoni i Macaulay. Unë përpiqem të dal më pak në këtë kohë të vitit”, shpjegon ai. Filmi Origjinal u publikua në vitin 1990 dhe vazhdimi i tij në vitin 1992, por ekskluziviteti ka vazhduar pa atë”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu i habiti të gjithë kur tha se nuk i shikon më filmat e tij.