Prandelli te Fiorentina nuk përmbush pritshmëritë, afër shkarkimit

Prandelli te Fiorentina nuk përmbush pritshmëritë, afër shkarkimit

As rikthimi i një profili prestigjioz si Cesare Prandelli nuk e ndihmoi Fiorentinën të ndryshonte kurs në kampionat, teksa sezoni duket tashmë i kompromentuar pasi shanset për një vend në Europë janë të pakta, njofton Insajderi.

Në Firencë thuhet se kanë nisur të projektojnë sezonin e ri dhe mes drejtuesve po zhvillohet një dialog në lidhje me trajnerin e ardhshëm. Emrat në listë janë disa, me Pipo Inzaghin që drejton Beneventon dhe Maurizio Sarrin që është trajner i lirë momentalisht, duken më të avantazhuar.

Një emër interesant është edhe ai i Roberto De Zerbit, në rast largimi nga Sassuolo. /Insajderi.com