fbpx

Pranojeni veten ashtu si jeni

Pranojeni veten ashtu si jeni

Pranojeni veten

  • ‘Pranojeni veten ashtu si jeni. Dhe kjo është gjëja më e vështirë në botë, sepse kjo shkon kundër trajnimit tuaj, arsimimit, kulturës suaj. Nga fillimi ju kanë thënë se si ju duhet të jeni. Askush nuk ju ka thënë ndonjëherë se ju jeni të mirë ashtu siç jeni. Mos u fiksoni me veten – por një vetë-dashuri natyrore është një domosdoshmëri, një dukuri themelore. Vetëm atëherë nga ajo mund ta duani dikë tjetër. Pranojeni veten tuaj, duane veten. Askush tjetër nuk ka qenë ndonjëherë si ju dhe askush tjetër ndonjëherë nuk do të jetë si ju, ju jeni thjesht unik, të pakrahasueshëm. Pranojeni këtë, duane këtë, festojeni këtë – dhe në këtë festim ju do të filloni ta shihni veçantinë e të tjerëve, bukurinë e pakrahasueshme të të tjerëve. Dashuria është e mundur vetëm kur ka një pranim të thellë të vetes, të tjerëve, të botës. Pranimi krijon mjedisin në të cilin dashuria rritet, tokën në të cilën dashuria lulëzon.”

Jeta

  • “Japni jetë gjërave të cilat janë të bukura. Mos japni jetë për gjëra të shëmtuara. Ju nuk keni shumë kohë, shumë energji për të humbur. Me një jetë të tillë të shkurtër, me një burim të tillë të vogël të energjisë, është thjesht një budallallëk për ta humbur atë në trishtim, në zemërim, në urrejtje, në xhelozi. Përdoreni atë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t’ju ngris lartë. Dhe sa më lartë që të shkoni, burimet e më shumë energjie bëhen të disponueshme per ju. Kjo është në duart tuaja.” Në pikën më të lartë të vetëdijes, ju jeni gati një Zot.

Parajsa dhe ferri

  • “Parajsa është këtu – ju vetëm duhet të dini se si ta jetoni atë. Edhe Ferri gjithashtu është këtu, dhe ju e dini shumë mirë se si ta jetoni. Kjo është vetëm një çështje e ndryshimit të perspektivës suaj, të qasjes suaj ndaj jetës. Toka është e bukur. Nëse ju filloni ta jetoni bukurinë e saj, duke shijuar gëzimet e saj ju jeni në Parajsë. Nëse ju dënoni çdo gjë, pastaj e njëjta tokë shndërrohet në një Ferr – vetëm për ju. Kjo varet nga ju ku jetoni, kjo është një pyetje e transformimit tuaj të brendshëm. Kjo nuk është një ndryshim i vendit, kjo është një ndryshim i hapësirës së brendshme. Jetoni me gëzim, në pafajshmëri, jetoni plotësisht. Dhe atëherë Parajsa nuk është më një koncept metafizik, ajo është përvoja juaj.”

Guximi

  • “Ta pranosh sfidën e panjohur përkundër të gjitha frikave, është guxim. Frikat janë aty, por në qoftë se ju vazhdoni t’i pranoni sfidat vazhdimisht, gradualisht ato frika zhduken. Përvoja e gëzimit që sjell e panjohura, ekstazia e madhe që fillon të ndodh me të panjohurën, ju bën mjaft të fortë, ju jep një integritet të caktuar, e bën inteligjencën tuaj të mprehtë. Për herë të parë ju filloni të ndieni se jeta nuk është vetëm një mërzitje, por një aventurë. Pastaj ngadalë zhduket frika, atëherë ju jeni gjithmonë duke kërkuar dhe kërkoni për një aventurë. Guxim është të rrezikosh të diturën për të paditurën, të njohurën për të panjohurën, për ndonjë destinacion të pacaktuar. Njeriu kurrë nuk e di se a do të jetë në gjendje për ta bërë atë apo jo. Eshtë lojë fati, por vetëm lojtarët e fatit e dinë se çfarë është jeta.”

Dashuria dhe vetmia

  • Aftësia e të qenit vetëm, është aftësia e të dashuruarit. Kjo mund të duket paradoksale për ju, por nuk është. Kjo është e vërteta ekzistenciale: vetëm ata njerëz që janë në gjendje të jenë vetëm, janë në gjendje të dashurojnë, të ndajnë, të shkojnë në thellësi të bërthamës së tjetrit person – pa i poseduar të tjerët, pa u bërë i varur nga të tjerët, pa i reduktuar të tjerët në ‘një gjë’, dhe pa u bërë i droguar pas të tjerëve. Ata e lën tjetrin absolutisht të lirë, sepse ata e dinë se nëse tjetri largohet, ata do të jenë po aq të lumtur sa janë tani. Lumturia e tyre nuk mund të merret nga të tjerët, sepse nuk iu është dhënë nga të tjerët. Kjo më nuk është nevojë, është luks. Ata i gëzohen shkëmbimit, ata kanë shumë lumturi, që do të donin ta ndanin me dikënd. Ata dinë si të luajnë, jeta e tyre është një instrument i vetëm. Lojtari i flautit di si t’i gëzohet flautit vetëm, por nëse ai vjen e gjen një lojtar tupani, ata të dy do të gëzohen së bashku dhe do të krijojnë harmoni.