Prapë gaz lotsjellës

Sërish gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e Vetëvendosjes. Ky ishte tentimi i dytë në seancën e sotme për ta ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit. Edhe pse deputetët u futën në votim, megjithatë, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, kërkoi pauzë. Nuk dihet se sa deputet kanë votuan.