“Prej arkivës në arkivol” – Marsh protestues për vrasjen barbare të 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

“Prej arkivës në arkivol” – Marsh protestues për vrasjen barbare të 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

Nesër në orën 14:00 duke filluar nga tregu i Fushë Kosovës do të marshohet në drejtim të stacionit policor për të kërkuar llogari për dështimin e shtetit në trajtimin e 11-vjeçarit, i cili pas një dhunimi dhe keqtrajtimi të vazhdueshëm, mbeti i vdekur të enjten e javës së kaluar.

“Sistemi i drejtësisë në Kosovë po dështon të mbrojë qytetarët nga kriminelët, nga vetë institucionet dhe racizmi i tyre . Rastet e përdhunimeve të cilat po raportohen në polici nuk po adresohen dhe si pasojë e racizmit sistematik të rrënjosur në këto institucione qytetarët e Kosovës po vriten. Qytetarët e republikës së Kosovës është duke i vrarë vetë ky shtet racist”, thuhet në njoftimin për marshin protestues.

Rasti i dhunimit dhe keqtrajtimit të 11-vjeçarit ishte raportuar në Policinë e Kosovës qysh në janar të këtij viti, por që ky institucion dështoi ta parandalojë torturën që rezultoi me vrasjen e fëmijës.