Prekëse: Mourinho gati sa nuk përlotet në transmetim live [Video]

Prekëse: Mourinho gati sa nuk përlotet në transmetim live [Video]

Jose Mourinho është shfaqur tjetet i emocionuar, në prag të ndeshjes së Tottenhamit me Brightonin.

Tottenham – Brighton & Hove Albion është takimi që momentalisht po zhvillohet në kuadër të xhiros së 19-të të Premierligës, shkruan Insporti

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, në prag të kësaj ndeshje është shfaqur tejet i emocionuar, për faktin se qeni i tij kishte ngordhur.

Mourinho zbuloi se qeni i tij ndërroi jetë ditën e djeshme, për Krishtlindje.

Ai u pyet se si e kaloi Krishtlindjen, dhe më pas tregoi se për të ishte e tmerrshme, sepse qeni i tij ka ngordhur.

“Qeni im ka ngordhur, dhe qeni im është familja ime, andaj është shumë e vështirë…”, tha Mourinho, që dukej shumë i emocionuar dhe gati sa nuk e kapluan lotët.

Ai më pas u ngushëllua nga komentatori Jim Rosenthal, që po e intervistonte atë në prag të ndeshjes. /Insporti.com/