Preket me koronavirus ministri që tha se virusi ishte ndëshkim për homoseksualët

Preket me koronavirus ministri që tha se virusi ishte ndëshkim për homoseksualët

Ministri izraelit i Shëndetësisë, Yaakov Litzman, rezultoi pozitiv bashkë me bashkëshorten me COVID-19. Më parë, ai tha se virusi ishte një ndëshkim për të gjithë homoseksualët.

Por në Izrael shqetësimet janë rritur, pasi ministri shpesh herë ka marrë pjesë në disa ceremoni fetare, dhe mundësitë janë të mëdha që të tjerë persona të jenë infektuar me koronavirusin.

Në Izrael janë marrë masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e pandemisë, mes tyre edhe karantinimi i njerëzve.

Për shkak se është infektuar, kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë janë detyruar që të qëndrojnë në karantinë për 15 ditë.