Premier League me këto ndeshje në program ditën e diele

Premier League me këto ndeshje në program ditën e diele

Gjatë ditës së diele, Premier League angleze vazhdon me javën e 15-të, ku në program janë katër sfida, teksa ndeshjet e tyre do t’i luajnë sot Liverpool dhe Tottenham Hotspur, njofton Insajderi.

Leeds United zhvillon ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Burnley-t me fillim nga ora 13:00, teksa West Ham United dhe Brighton Hove & Albion zhvillojnë ndeshjen e tyre nga ora 15:15.

Lideri Liverpool kërkon fitoren e radhës sot, ku në ‘Anfiled’ e pret ekipin e West Brmowich Albion me fillim nga ora 17:30. Me një fitore eventuale të ‘reds’, do ti iket në pesë pikë përcjellësit të parë, rivalëve të qytetit, Everton-it.

Ekipi i Jose Mourinho-s, Tottenham zhvillon ndeshjen si mysafir i Wolverhampton Wanderers, ndeshje që pritet të fillojë nga ora 20:15. /Insajderi.com