Premtimi i Kusarit-Lila për ndërtimin e ngrohtores në Gjakovë

Premtimi i Kusarit-Lila për ndërtimin e ngrohtores në Gjakovë

Kryetarja aktuale e Komunës së Gjakovës dhe kandidatja nga Alteranitva, Mimoza Kusari-Lila, ka mbajtur takimin përmbyllës së fushatës për Zgjedhjet Lokale të rundit të dytë.

Kusari-Lila ka theksuar se në Gjakovë janë bashkuar forca poltike për ta rrëzuar krimin dhe korrupsionin që po ndodhë në këtë komunë.

“Gjakova është komunë e cila i ka pas menjën e hapur, gjakova ka pasur persona që i kanë jap dije mësim dhe edukim jo vetëm shqiptarisë  por të gjithë Kosovës. Politikisht ne u munduam që me i tregu Kosovës se pse një grup njerëz që e kapin pushtetin dhe e kapin drejtësisë nuk janë të mirë për vendin për pak sa nuk e arritën në tërë Kosovën”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lila ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të ndërtoj ngrohtoren e parë në Kosovë dhe në Ballkan me biomasë.

“Ne tash të gjithë së bashku kemi vendosur me tregu që së bashku forcat politike për qëllimin e mirë  munden me e rrëzua krimin e korrupsionin dhe të këqijat që i ka Kosova, edhe Kosova ka shërim. Katër vitet e ardhshme do të jenë model jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjithë Ballkanin në do ta arrijmë ta realizojmë ngrohtoren e parë me biomasë në tërë Ballkanin”, ka thënë Kusari-Lila.