“Pres që të shkarkohet edhe Anton Quni”

“Pres që të shkarkohet edhe Anton Quni”

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, pret nga Albin Kurti që të shkarkojë nga pozita e ministrit të Mbrojtjes edhe Anton Qunin, me qëllim që ta menaxhojë ndryshe Forcën e Sigurisë së Kosovës në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

“Pres edhe shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, në mënyrë që të menaxhohet ndryshe FSK, në mënyrë që të jetë në atë që do Albin Kurti ose që po e thotë Vetëvendosje dhe në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe të jetë zëvendësministri i Vetëvendosjes dhe jo i LDK-së”, ka thënë Tahiri, shkruan Insajderi

“Këtë e paralajmëroi Albin Kurti në paraqitjen e mbrëmshme në Kuvend kur iu tha deputetëve të LDK-së që nuk mundemi ju të më shkarkoni dhe të vazhdoj punën sikurse të mos kishte ndodhur asgjë“, deklaroi Tahiri.

Lidhur me shkarkimin e Hotit, sot përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se ministrat e partisë së tij nuk do t’i tërheqë njëanshëm dhe se ata do jenë në krye të detyrës deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Megjithatë ai theksoi se mbetet në vullnetit e Kurtit nëse dëshiron t’i mbajë apo t’i lirojë nga detyra.

insajderi.com