Presidenca ripërsëritë gabimisht komunikatën për Specialen

Presidenca ripërsëritë gabimisht komunikatën për Specialen

Presidenca e Kosovës ka lëshuar sot gabimisht një komunikatë që ka të bëjë me Gjykatën Speciale, njofton Insajderi.

E njëjta komunikatë është e datës 25 shtator dhe lidhur me këtë ka reaguar Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, ku kanë bërë të ditur se kjo ripërsëritje erdhi si pasojë e një problemi Teknik.

“Ju njoftojmë se e-maili të cilin e keni pranuar sot, më datë 12.10.2020: “Deklaratë për media e Presidentit të Republikës së Kosovës”, e lëshuar për media më 25 shtator 2020, është ripërsëritje e paqëllimshme. Kjo ka ardhur si pasojë e një problemi teknik të postës elektronike zyrtare, që menaxhohet nga ASHI. Duke shpresuar në mirëkuptim tuaj, kërkojmë që ta injoroni e-mailin e pranuar dhe të njëjtin të mos e publikoni” thuhet në komunikatë. /Insajderi.com