Presidenti Ali Koc: Vedat Muriqi mund të qëndrojë tek Fenerbahce

Presidenti Ali Koc: Vedat Muriqi mund të qëndrojë tek Fenerbahce

Vedat Muriqi mund të mbetet te Fenerbahçe edhe në sezonin e ri, ndonëse për transferimin e tij po insiston Lazio e shumë ekipe të tjera. Këtë e ka thënë presidenti I klubit të Fenerbace, Ali Koc, i cili ka potencuar se pa u plotësuar kërkesat e klubit, ai nuk do të largohet.

“Ne duam 20 milionë euro për ta liruar Muriqin. Nëse ai do të qëndrojë me ne, do të jemi favorit për titull dhe falë paraqitjeve të tij ne do të jemi në gjendje ta shesim për një shifër më të lartë vitin e ardhshëm”, deklaroi Koc, transmeton Insajderi.

Sulmuesi kosovar në edicionin e fundit me Fenerbahçen ka shënuar 17 gola dhe ka realizuar 7 asistime në të gjitha garat./Insajderi.com.