Presidenti brazilian kërcënon reporterin: “Dua të të grushtoj në gojë”

Presidenti brazilian kërcënon reporterin: “Dua të të grushtoj në gojë”

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është kapur në kamera duke kërcënuar se do të godasë një reporter në fytyrë, pasi u pyet për dyshimet e korrupsionit në familje, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Bolsonaro, i cili ishte duke vizituar Katedralen Metropolitane në Brasilia të dielën kur një grup gazetarësh e takuan jashtë, u pa në videon duke kërcënuar reporterin e gazetës O Globo pasi u mor në pyetje për akuzat.

Gazetari po kërkonte një koment nga presidenti për depozitat e pretenduara të bëra nga një ish ndihmës i djalit të madh të Bolsonaro, senatorit Flavio Bolsonaro, në një llogari bankare që supozohet se i përkiste zonjës së parë Michelle Bolsonaro.

Presidenti Bolsonaro ishte duke qëndruar vetëm hapa larg nga Katedralja dhe i tha reporterit: “Dua të të grushtoj në gojë, mirë?”. /Insajderi.com