Real Madrid shënoi fitore minimale kundër Athletic Bilbao, me rezultat 1-0. Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi pasi gjyqtari me ndihmën e Video Assistant Referees (VAR), akordoi penalti p" />

Presidenti i Barcelones akuzon rëndë VAR-in për penalltinë e dhënë ndaj Real Madrid

Presidenti i Barcelones akuzon rëndë VAR-in për penalltinë e dhënë ndaj Real Madrid

Real Madrid shënoi fitore minimale kundër Athletic Bilbao, me rezultat 1-0. Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi pasi gjyqtari me ndihmën e Video Assistant Referees (VAR), akordoi penalti për Los Blancos.
Me këtë fitore, Madrilienët arritën në kuotën e 77 pikëve, 4 më shumë se Barcelona, me vetëm 4 ndeshje të mbetura për t’u luajtur deri në fund të sezonit. Mirëpo, presidenti i ekipit katalunas u shpreh i pakënaqur me referimin, duke akuzuar gjyqtarët se po favorizojnë Reali Madrid-in, raporton Insajderi.
”E shikova ndeshjen që po zhvillohej në ‘San Mames’ pothuajse deri në fund të pjesës së dytë”, tha ai. “Me të vërtetë ndjehem keq, ne kemi ligën më të fortë në botë, dhe që prej rikthimit të futbollit pas pandemisë, VAR nuk po tregohet i drejtë. Ai ka ndryshuar disa rezultate, dhe gjithmonë po e favorizon të njejtin ekip.”- u shpreh Bartomeu i nervozuar.
Barazimet e Barcelonës ndaj Sevilla, Celta Vigo dhe Atletico Madrid, kanë mundësuar që Los Blancos të krijojnë një epërsi prej katër pikësh në renditjen tabelare, duke u afruar çdo ditë e më shumë afër titullit kampion./Insajderi.com