Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit jep dorëheqje shkaku i një deklarate

Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit jep dorëheqje shkaku i një deklarate

Kreu i Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Fritz Keller, ka ofruar dorëheqje pas një seance dëgjimore në një gjykatë sportive që pritet të mbahet gjatë javës së ardhshme, transmeton Insajderi.

Keller është kritikuar pasi kishte krahasuar një koleg të tij, zëvendëspresidentin Rainer Kochun me një gjykatës famëkeq nazistë, Roland Freisler, raporton DW.

“Presidenti Fritz Keller në vendimin që e ka marrë vet ka shprehur gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit pas përfundimit të procesit në gjykatën sportive të DFB-së të hënën më 17 maj”, thuhet nga federata.

Keller kishte kërkuar falje për atë deklarim që e kishte bërë gjatë mbledhjes së federatës më 23 prill. /Insajderi.com