fbpx

Presidenti i Filipineve paralajmëron Kanadanë: Largoni mbeturinat, ose do ju “shpall luftë”

Presidenti i Filipineve paralajmëron Kanadanë: Largoni mbeturinat, ose do ju “shpall luftë”

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte paralajmëroi se do ti shpallë “luftë” Kanadasë nëse ajo nuk heq tonelatet me mbeturina që janë dërguar në Manila.

Duterte tha në medias vendase se kanadezëve paralajmërimin do t’ia dërgojë javën që vjen.

“Unë do të deklaroj luftë kundër tyre. Mbeturinat e Kanadasë janë në rrugë. Përgatituni, pasi mbeturinat tuaja po vijnë përsëri në shtëpinë tuaj”, është shprehur Duterte.

Mbeturinat janë disa mbetje elektronike. Ato janë dërguar me anije nga Kanada gjatë viteve 2013 dhe 2014 dhe në vitet që pasuan kërkuan nga shteti aziatik që ti hedhë ato.

Kur kryeministri kanadez Justin Trudeau vizitoi kryeqytetin filipinas Manila në vitin 2015 premtoi një zgjidhje nga ana e Kanadasë, si dhe premtoi që një rast i tillë nuk do të ndodhë më.