Presidenti i Këshillit Evropian uron Vjosa Osmanin

Presidenti i Këshillit Evropian uron Vjosa Osmanin

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për pozitën të cilën e ka marrë.

Ai i uroi suksese në detyrën që do ta ushtrojë në krye të shtetit të Kosovës.

Në letër përmendet perspektiva evropiane e Kosovës, duke u theksuar se Këshilli Evropian dëshiron përparimin e Kosovës në proceset integruese.

Michel ka shtuar se Bashkimi Evropian  ka dyfishuar mbështetjen për rimëkëmbjen ekonomike, integrimin e Ballkanit Perëndimor e posaçërisht luftimin e pandemisë COVID-19. /Insajderi.com