Presidenti i Maqedonisë së Veriut apel që të respektohen masat anti-COVID

Presidenti i Maqedonisë së Veriut apel që të respektohen masat anti-COVID

“Derisa të krijohen kushtet për imunizim masiv të popullatës, qytetarët duhet të vazhdojnë me sjellje të ndërgjegjshme dhe të respektojnë masat parandaluese për mbrojtjen kundër virusit”.

Këtë e tha presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, në seancën e rregullt të Shtabit të Koordinimit të Përgjithshëm të Krizave, në të cilën u diskutua gjendja në vend e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Nga kabineti i presidentit të shtetit fqinj thonë se ministrat dhe përfaqësuesit e institucioneve kompetente informuan për aktivitetet aktuale, masat e marra dhe efektet e zbatimit të tyre.
“Presidenti Pendarovski theksoi që të gjitha institucionet kompetente duhet të vazhdojnë me përkushtim maksimal dhe monitorim të koordinuar të situatës epidemiologjike dhe nëse ka nevojë të merren parasysh mundësitë për plotësimin e masave”, thuhet në njoftimin e presidencës, raporton Insajderi.

Ndryshe,ora policore prej orës 22 deri në orën 5, e cila duhej të përfundonte sot, do të vazhdojë të vlejë. Siç informuan  nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse e vendit fqinj ditëve në vijim në bazë të analizave epidemiologjike do të përcaktojë se a janë të nevojshme masa restriktive shtesë. /Insajderi.com