fbpx

Presidenti i rrëzuar i Sudanit në gjyq për një varg akuzash

Presidenti i rrëzuar i Sudanit në gjyq për një varg akuzash

Kryeprokurori i Sudanit, Alwaleed Sayed Ahmed Mahmoud, tha të shtunën se presidenti i larguar Omar al-Bashir do të dërgohet në gjyq së shpejti mbi akuzat e korrupsionit lidhur me tre dekadat e tij në pushtet.

   Zyra e prokurorisë tha të enjten se Bashir, i cili u rrëzua nga pushteti përmes ushtrisë në prill pas disa muajsh protesta kundër sundimit të tij autokratik 30-vjeçar, ishte akuzuar për korrupsion pas një hetimi paraprak, shkruan Reuters.

Akuzat lidhen me “pasurinë e dyshuar të paligjshme dhe urdhrat emergjente”, tha zyra, pa dhënë më shumë detaje.
Bashir tashmë është akuzuar edhe për nxitje dhe përfshirje në vrasjen e protestuesve të majit.

Prokurorët gjithashtu urdhëruan marrjen në pyetje të tij për dyshimin e pastrimit të parave dhe financimi grupeve të terroriste.