Presidenti i UFC për pak sa nuk qanë kur sheh videon e Khabib me babanë e tij (VIDEO)

Presidenti i UFC për pak sa nuk qanë kur sheh videon e Khabib me babanë e tij (VIDEO)

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka pasur një reagim të fortë emocional kur ka parë videon që televizioni anglez BT Sport’s, ka realizuar me animacione për Khabib Nurmagomedov dhe babin e tij që vdiq kohë më parë, njofton Insajderi.

BT Sport ka realizuar këtë video të animuar si video promocionale e ndeshjes për titull kampioni në pesha të lehta që zhvillohet nesër në mes të Nurmagomedov dhe Justin Gaethje.

Videoja ka të bëjë me rrugëtimin e Khabib drejt titullit kampion dhe raportin me babanë e tij.

Videoja u pëlqye shumë nga fansat e MMA-së madje edhe vetë Khabib e ka shpërndarë në faqen e tij në Instagram.

Kjo video iu dha presidentit të UFC-së për ta parë.

“Kjo është e mrekullueshme”, tha White.

“Ky animacion po më bën të qaj, më të vërtetë qenka e realizuar shumë mirë”.

Këtu mund ta shikoni videon dhe reagimin e White: