Presidenti iranian kërcënon edhe ushtarët evropian në Lindje të Afërt

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka paralajmëruar se ushtarët evropian të vendosur në Lindje të Afërt “mund të jenë në rrezik” pas nisjes së mekanizmit për zgjidhjen e kontestit të paraparë me marrëveshje nukleare të vitit 2015.

Presidenti iranian kërcënon edhe ushtarët evropian në Lindje të Afërt

Tri vende evropiane të cilat e kanë nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare mbi programin nuklear të Iranit – Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, kanë nisur mekanizimin për zgjidhje të kontestit të paraparë me marrëveshje, në mënyrë që ta detyrojnë Teheranin t’i kthehet respektimit të obligimeve të veta.

Kjo është hera e parë që Rouhani e kërcënon Evropën pas përshkallëzimit të tensioneve në mes Iranit dhe SHBA.

Problemet e para në lidhje me respektimin e marrëveshjes nga ana e Teheranit janë krijuar kur SHBA nën udhëheqjen e administratës së Trumpit janë tërhequr nga marrëveshje në maj të vitit 2018 dhe i kanë kthyer sanksionet kundër Iranit./Insajderi.com.