![Presidenti i ri i Francës ka qenë një mbrojtës i majtë [foto]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/05/30e1db5d4e608e2cec8f80ce0fd5ee4401ede8d6e05552706053c3c56bcabe22-730x440.jpg)
Emmanuel Macron, i cili do të jetë presidenti më i ri i historisë në Francë pasi fitoi zgjedhjet me 66.1% të votave, zbriste në fushën e blertë në kohët kur ishte student në Shkollën Kombëtare të Administrimit.
39 vjeçari ka qenë i regjistruar në Federatën Franceze të Futbollit (FFF) nga 2004 deri në 2007, dhe luante çdo të diele në ligën amatore franceze me homologët e tij në “Emile Anthoine Stadium”, njofton Telesport.
Sezoni 2006/07 ka qenë viti i fundit i karrierës së tij në futbollin amator, teksa ai bëri një tranzicion të plotë nga futbolli në politikë dhe investimet bankare.
Macron, i cili është me origjinë nga Amiens, ka folur se është një tifoz i Marseille gjatë fushatës së tij./Insajderi.com