Presidenti i Serbisë: Haradinaj, qen i tërbuar që duhet të ndëshkohet

Presidenti i Serbisë: Haradinaj, qen i tërbuar që duhet të ndëshkohet

Presidenti në largim Tomislav Nikoliç, e ka fyer ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn duke e quajtur atë qenë të tërbuar.

“Ramush Haradinaj është liruar nga Franca dhe tani mendon se ai kurrë nuk do të ndëshkohet nëse kryen një krim kundër një serbi”, ka thënë Nikoliq, raporton Tanjug.

Këto deklarata të Presidentit të Serbisë janë si reagim të tij pas deklarimeve të Haradinaj se nëse Serbia nuk heq Kosovën si pjesë të saj nga kushtetuta e Serbisë, atëherë Kosova do ta konsideroj si pjesë të saj deri në Nish.

Lidhur me deklarimet e Haradinajt më herët ka reaguar edhe zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq duke thënë se Haradinaj, Nishin mund ta sheh vetëm për brenda burgut të saj dhe në asnjë mënyrë tjetër./Insajderi.com