Presidenti sërish u kthehet deklaratave për transformimin e FSK-së

Presidenti sërish u kthehet deklaratave për transformimin e FSK-së

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë edhe njëherë qëndrimin e tij rreth transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Thaçi ka pohuar se janë duke punuar ngushtë me NATO-në që Forca e Sigurisë së vendit të shndërrohet në Ushtri e Kosovës.

Këto deklarime presidenti Thaçi i dha sot gjatë pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e gradimit të pesë pjesëtarëve të komuniteteve në kuadër të FSK-së, ndërsa ka shtuar se kjo forcë çdoherë po dëshmon se është shtëpi e të gjithëve.

I pari i vendit tutje ka shtuar se është një privilegj për të ndjekur së afërmi të arriturat e FSK-së në përgjithësi, forcë kjo e cila, siç tha ai, është në shërbimin e të të gjithë qytetarëve të saj.

Në përfundim të fjalimit të tij në këtë ceremoni, presidenti Thaçi ka shprehur dhe falënderime ndaj shteteve mike të Kosovës, që të cilat po e mbështesin vendin që udhëheq në krejt këtë rrugëtim.