Presidenti sot gradon tre pjesëtarë të komunitetit serb

Presidenti sot gradon tre pjesëtarë të komunitetit serb

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi merr pjesë në ceremoninë e gradimit të tre pjesëtarëve të komunitetit serb në Batalionin e Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia do të mbahet në ora 11:00 në kazermën e FSK-së në Gjilan.

Ndërkaq, në orën 19:00, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe dinamikat e shteteve të Ballkanit Perëndimor në kohën e sfidave të sigurisë globale” që do të mbahet në Prishtinë