Presidenti s’shkon në FSK, ka mbërritur në Veri

Presidenti s’shkon në FSK, ka mbërritur në Veri

Presidenti, Hashim Thaçi ka paralajmëruar të mbajë një konferencë për media në kazermën e FSK’së në Prishtinë, në kohën, kur ka filluar protesta e Vetëvendosjes. Por, konferenca e Thaçit nuk ka filluar ende.

Presidenti i Kosovës, ndonëse kishte paralajmëruar se në orën 14:00 do të mbajë konferencë për media në kazermën e FSK-së, ende nuk ka arritur. Në FSK, i kanë thënë Gazetës Express se janë në pritje të Thaçit, dhe se nuk kanë ndonjë njoftim për shtyrje.

Zëdhënësi në Ministrinë e Forcës për Sigurinë e Kosovës, Ibrahim Shala I ka thënë Gazetës Express se Presidenti Thaçi ende nuk ka arritur në kazermë, derisa thonë se nuk kanë ndonjë njoftim për shtyrje të agjendës.

“Jo, Presidenti Thaçi ende nuk ka arritur në kazermë. Ende nuk kemi marrë asnjë njoftim për shtyrje ose vonesë”, ka thënë Shala për Express

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, aktualisht ndodhet në veri të Kosovës, kanë thënë burime të Kallxo.com.