Presidenti takon kryeministrin që nuk është tërhequr nga anëtarësimi në Interpol

Presidenti takon kryeministrin që nuk është tërhequr nga anëtarësimi në Interpol

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Kryeministrin e Ishujve Solomon, Manasseh Sogavare.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Presidencës, i pari i vendit u shpreh mirënjohës ndaj Ishujve Solomon për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe për mbështetjen e vazhdueshme që po e japin për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtar.

Një falendërim të tillë, Thaçi e ka pasur bash në ditën kur Kosova është tërhequr nga procesi i anëtarësimit në organizatën Interpol, synim të cilin e ka edhe Ishujt Slomon.

Kosova nuk i ka votat për tu bërë pjesë e Interpol-it

Por për dallim prej Kosovës, Ishujt Solomon nuk janë tërhequr nga procesi i anëtarësimit në Interpol këtë vit. Mes shumë problemeve dhe kundërshtive nga ky proces nuk është tërhequr as shteti i Palestinës.

Por Thaçi nuk e ka përmendur këtë gjë, por e ka ftuar kryeministrin Sogavare për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat./Insajderi.com