Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka nderuar me “Urdhrin e Lirisë” vëllezërit Idriz dhe Milazim Berisha. Ky çmim iu jepet atyre për kontributin e dhënë në luftën e fundit.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, presidenti i Kosovës njofton se ka dhënë çmimin “Urdhri i Lirisë” për Idriz dhe Milazim Berisha nga fshati Dobërdol i Komunës së Klinës.
Ky çmim vjen si pasojë e kontributit të Idriz Berishës në kamuflimin e ngjyrave të uniformave si dhe tabelave të automjeteve të UÇK-së në luftën e fundit.
Ndërsa Milazim Krasniqi për kontributin e tij në punë dore për prodhimin e armeve, njofton Insajderi.
Deri më sot presidenti Thaçi ka dekoruar një numër të madh të njerëzve të profileve të ndryshme të cilët kanë dhënë kontribut dhe e kanë ndihmuar në forma të ndryshme luftën çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com