
Presidenti i vendit Hashim Thaçi në konferencën për media, ka komentuar darkën në Mitrovicë ku ishin të ftuar fytyra të njohura të politikës.
Thaçi duke folur për takimin ka thënë se të pranishmit në atë darkë ishin të ftuar nga kryeparlamentari Veseli.
“Sa i përket ndejave private kam qenë i ftuar nga miku im dhe dikur bashkëluftëtari Kadri Veseli, në një ndejë private me njerëz që kanë qenë të parët themelues të UÇK-së miq të mi bashkëluftëtar njerëz të respektuar të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.
Tutje ai ka treguar se po në atë ditë ka pasur tri ndeja private. Presidenti ka folur edhe për idenë e Agim Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës.
“Ka qenë ndejë shumë e mirë, pa diskutime politike, e përcjell me folklor patriotik e nivelit emocionues. Ska pas diçka politike me përjashtim që natyrisht se unë besoj në respektimin e ligjshmërisë po dhe në respektimin e opinionin qytetar në Mitrovicë”, përfundoi ai teksa po komentonte idenë e Agim Bahtirit për të bashkuar Mitrovicën./Insajderi.com