Presidenti Thaçi në përkrahje të përfaqësueses: Jemi Kosova, jemi Dardanët

Presidenti Thaçi në përkrahje të përfaqësueses: Jemi Kosova, jemi Dardanët

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur përkrahjen e tij për futbollistët e Kosovës pak para ndeshjes Moldavi-Kosovë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Thaçi është shprehur se beson fuqishëm në talentin e futbollistëve të Kombëtares së Kosovës.

Ai tutje ka thënë se me mendje e zemër po e presim fitoren.

“Në pamundësi për t’i përkrahur djemtë e kombëtares sonë nga tribuna e stadiumit “Ennio Tardini”, me mendje e zemër jemi para ekranit duke e pritur fitoren e tyre përballë Moldavisë. Besoj fuqishëm në talentin dhe suksesin e kampionëve tanë!”, ka shkruar Thaçi. /Insajderi.com