Presidenti Thaçi përkujton masakrën e Qirezit dhe Likoshanit

Presidenti Thaçi përkujton masakrën e Qirezit dhe Likoshanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e Likoshanit dhe Qirezit të Drenicës, të kryer nga forcat serbe më 28 shkurt të vitit 1998, transmeton Insajderi.

Thaçi përmes Facebook ka shkruar se policia serbe në mënyrë barbare, vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur.

“Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999). Sot kujtojmë me respekt gjithë martirët dhe të rënët në Likoshan dhe Qirez”, ka shkruar Thaçi.