Presidenti Thaçi shkruan për triumfin e Nora Gjakovës – qytetarët e tallin në komente

Presidenti Thaçi shkruan për triumfin e Nora Gjakovës – qytetarët e tallin në komente

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi  ka uruar xhudisten, Nora Gjakova për medaljen e artë të fituar në Tbilis të Gjerogjisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se sportistët janë imazhi më i mirë i Kosovës

“Kosova e artë edhe në Tbilis të Gjeorgjisë. Nora Gjakova e siguroj Medaljen e Artë të radhës për vendin tonë. Sportistët tanë, imazhi më i mirë i Republikës së Kosovës kudo nëpër botë”, ka shkruar Thaçi, raporton Insajderi.

Por, qytetarët që i reaguan në komente, janë tallur me presidentin.

Kosova e artë edhe në Tbilisi të Gjeorgjisë. Nora Gjakova siguroi Medaljen e Artë të radhës për vendin tonë. Sportistët tanë, imazhi më i mirë i Republikës së Kosovës kudo nëpër botë. HTH (Foto: IJF)

Gepostet von Hashim Thaçi am Freitag, 29. März 2019

“Je bërë si livescore”, i ka reaguar njëri prej komentuesve, që ka ironizuar me Thaçin duke iu referuar postimeve të shpeshta të tij për sportin kosovar – përfaqësuesen e futbollit dhe ekipin përfaqësues në xhudo.

Një tjetër i ka thënë presidentit se “Ti çfarë imazhi po i sjell vendit fol për veten niher?!”.

Nora Gjakova ka triumfuar në Grand Prixin e Gjeorgjisë, të premten pasdite, në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë. /Insajderi.com