Presidenti Thaçi takoi dy shqiptarët që punojnë në Shtëpinë e Bardhë (Foto)

Presidenti Thaçi takoi dy shqiptarët që punojnë në Shtëpinë e Bardhë (Foto)

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti i Kosovës ka pasur rastin t’i takojë dy shqiptarë të cilët punojnë në Shtëpinë e Bardhë.

Nënpresidenti Mike Pence e kishte njoftuar atë me këta dy shqiptarë.

“Pas takimit të ngrohtë dhe përmbajtjesor, zv. Presidenti Pence, me shumë krenari, më tha: ‘zoti President, tani do të kem nderin që t’ju njoftoj me dy të rinj me origjinë nga Kosova, Yll dhe Ylber Bajraktarin. Ata punojnë me ne në Shtëpi të Bardhë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sigurisht, m’u bë zemra mal me të arriturat e tyre”, ka shkruar më tej ai.

“Ylli dhe Ylberi, me punë dhe vetëmohim, pa të njofshëm e pa hile, arritën në majat e administratës amerikane. Njëkohësisht, kjo flet edhe për zemrën e madhe dhe të hapur të popullit amerikan, e cila, mbi të gjitha, e çmon punën, guximin dhe besnikërinë”, vazhdon Thaçi.

“Yll dhe Ylber, jam krenar me ju! Ju priftë e mbara gjithmonë!”, ka përfunduar presidenti Thaçi./Insajderi.com