Presidenti Thaçi vizitë zyrtare në Kroaci

Presidenti Thaçi vizitë zyrtare në Kroaci

Presidenti Thaçi ka udhëtuar sot në një vizitë zyrtare në Kroaci.

Thaçi nesër do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, me të cilën do të bashkëbisedojë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Kroacisë.

Gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, Thaçi do të takojë edhe kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, si dhe do të ketë një drekë pune me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandroković.

Në Zagreb, presidenti Thaçi do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë të jetës politike dhe publike në Kroaci.

Vizita në Kroaci, vjen pas vizitës zyrtare që presidenti Thaçi zhvilloi në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë dhe në Republikën e Austrisë.