Presidenti Trump vendos sanksione ndaj Bankës Qendrore të Iranit

Presidenti Trump vendos sanksione ndaj Bankës Qendrore të Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka urdhëruar sanksionet më të larta që ekzistojnë ndaj Bankës Qendrore të Iranit.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, ka shtuar se banka ishte burimi i fundit i fondeve të Teheranit.

“Ne kemi shkëputur tashmë të gjithë burimet e financimit ndaj Iranit”, tha Mnuchin.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se barrierat e reja ndaj Iranit përbëjnë “sanksionet më të mëdha të vendosura ndonjëherë ndaj një vendi”.

Komentet e presidentit vijnë pak ditë pasi ai lajmëroi në Twitter se ka udhëzuar Mnuchin që të rrisë bindshëm sanksionet ndaj Iranit.